Pas Luksemburgut, Rama kthehet te PS-ja/ Dy çështje në tryezën e mbledhjes

Pas Luksemburgut, Rama kthehet te PS-ja/ Dy çështje në tryezën e mbledhjes

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu, ku zhvillohet konferenca e dhjetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, në fokus të takimit do të jenë dy çështje kryesore. E para lidhet me raportimin mbi ecurinë e të ashtuquajturës “Prania Besnike”, ku deputetët socialistë do të kenë nga dy minuta secili për të paraqitur pyetje, komente apo diskutime. Çështja e dytë në rendin e ditës është prezantimi i “Pasqyrë Albania”. Në përfundim të mbledhjes, konkluzionet dhe porositë për vijimin e punës pritet të jepen nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla....