Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pas kontestimit të Shehajt në KZAZ 40, votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme
👁12070
Pamje nga përplasja TIRANË- Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia”, komisioni ka marrë një vendim zyrtar, ku të gjitha votat e kontestuara do të quhen të vlefshme. Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve të votimit për shkak të diferencave në ngjyrë. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quajti këtë një përpjekje për t’i hequr votat që mund t’i siguronin mandatin e dytë në Tiranë. Pas shqyrtimit të situatës, KZAZ vendosi në favor të kërkesës së Partisë “Mundësia"./ZËRI