No Image Available

Pas investimit 107 milionë lekë, kufizohet qarkullimi mbi Urën e Matit

Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, duke ndaluar kalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh. Masa është marrë pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Sipas autoriteteve, pavarësisht sinjalistikës së vendosur, monitorimet në terren kanë evidentuar shkelje të përsëritura nga automjetet e rënda. Nga ana tjetër, drejtues të mjeteve shprehen se ura vijon të ketë probleme dhe kanë ngritur dyshime lidhur me cilësinë e investimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se kufizimi nuk është vendosur për shkak të ndonjë çedimi apo dëmtimi të strukturës,...