Pas dorëheqjes së Kupit, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Pas dorëheqjes së Kupit, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

adriatik kupi-Sadleva Bodo TIRANË- Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendim përkatës në ditët në vijim. Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kupi listoi punën e tij gjatë kësaj periudhe, duke deklaruar se u është dhënë përparësi përmirësimit të kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin. Pas njoftimit të Kupit, Ministria bëri të ditur se ka...