Pas dorëheqjes nga Kadastra e Elbasanit, Everest Kazheli emërohet në krye të Hetimit Tatimor
Everest Kazheli TIRANË- Everest Kazheli është emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Emërimi i ri vjen pak ditë pasi dha dorëheqjen si drejtor Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan. Më 9 tetor, Kazheli u emërua drejtues i Kadastrës në Elbasan, por qëndrimi i tij në këtë pozicion zgjati vetëm tri orë përpara se të largohej nga detyra për arsye që nuk janë bërë publike. Pas dorëheqjes së Kazhelit, në krye të institucionit u vendos Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante postin e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së./ZËRI
Burimi:
zeri.ai