Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas disa ditësh përleshje mes militantëve druzë dhe grupeve islamike në Siri, forcat qeveritare tërhiqen nga Sweida
Forcat qeveritare siriane janë tërhequr nga e gjithë provinca e Sweidës, shtëpi kryesisht e popullsisë druze, në Sirinë jugore, tha sot për AFP-në Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe dëshmitarët. Tërheqja e forcave qeveritare pasoi një marrëveshje armëpushimi të njoftuar të mërkurën. Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sarra, njoftoi gjatë natës se përgjegjësia për ruajtjen e sigurisë në Sweida, vendi i përleshjeve ndërkomunale që kanë vrarë më shumë se 350 persona që nga e diela, po u transferohej “fraksioneve lokale”. “Autoritetet siriane tërhoqën forcat e tyre ushtarake nga qyteti i Sweidës dhe e gjithë provinca dhe luftëtarët...