Pas disa ditësh luftime në kryeqytet, japin dorëheqjen 3 ministra të qeverisë libiane që njihet ndërkombëtarisht

Pas disa ditësh luftime në kryeqytet, japin dorëheqjen 3 ministra të qeverisë libiane që njihet ndërkombëtarisht

Tre ministra nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë kanë dhënë dorëheqjen, disa ditë pasi luftimet tronditën kryeqytetin e Tripolit. Ata janë Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë Mohammed al-Huwaij, Ministri i Pushtetit Lokal Badr al-Toumi dhe Ministri i Strehimit Abu Bakr al-Gawi. E zhytur në kaos dhe përçarje që nga përmbysja e regjimit të Gadafit në vitin 2011, Libia mbetet e ndarë: Tripoli është selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të njohur ndërkombëtarisht të udhëhequr nga Abdelhamid al-Dbeiba, ndërsa pjesa lindore e vendit kontrollohet nga Feldmarshal Khalifa Haftar. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv