Pas bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll, ministri i jashtëm i Turqisë takon Putin në Moskë

Pas bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll, ministri i jashtëm i Turqisë takon Putin në Moskë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan u takua sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Putin diskutuan përpjekjet e fundit që synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, pas bisedimeve ruso-ukrainase të 16 majit në Stamboll, si dhe çështjet dypalëshe në sektorët ekonomikë dhe të energjisë. Ministri i Jashtëm turk, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në kryeqytetin rus, më parë u takua me këshilltarin e Presidentit Putin, Vladimir Medinsky, i cili kryesoi delegacionin rus në bisedimet me Ukrainën në Stamboll. Axhenda e Ministrit të Jashtëm turk sot përfshin...
Burimi: Top-Channel.tv