Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave
Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë se në bazë të këqyrjes së deritanishme, i rezulton një parregullsi në masën mbi 1000 vota, në të paktën 6 KZAZ. Ndërkohë sot edhe dy kandidatët e tjerë Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxha kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326 datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Mimoza Hajdarmataj,...