Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja
Foto ilustruese PRISHTINË- Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes. Gjykata Kushtetuese e Kosovës dha urdhrin, por në Kuvend nuk ka as zbatim, as marrëveshje. Për të 39-ën herë më 29 qershor, deputetët e zgjedhur dështuan të konstituojnë institucionin ligjvënës. Ndërkohë që afati prej 30 ditësh - i përcaktuar nga Kushtetuesja për përmbylljen e konstituimit - ec, ata mbeten të bllokuar në mosmarrëveshje të thella politike. Njohësit e çështjeve ligjore-kushtetuese paralajmërojnë se...