Pas 16 vitesh, Agron Llakaj rikthehet në ”Portokalli” si drejtues dhe aktor

Pas 16 vitesh, Agron Llakaj rikthehet në ”Portokalli” si drejtues dhe aktor

Showbiz E Martë, 1 Shtator 2026 15:56 Pas 16 vitesh larg skenës ku nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së tij, Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”. Këtë herë, humoristi nuk do të jetë vetëm pjesë e kastit të aktorëve, por do të marrë edhe drejtimin e spektaklit të humorit në Top Channel. Llakaj do të rikthehet përballë publikut si moderator dhe aktor, ndërsa rikthimin në program e ka shoqëruar me një metaforë plot humor, duke e cilësuar si “rikthimi i Odisesë”. “Me mbështetjen e Lorit dhe Top Channel, mendoj se kemi të gjitha mundësitë që ‘Portokalli’ të rimarrë ngjyrimin e atij që e themeloi, që i vuri këtë emër kaq të bukur. Unë isha i pari që erdha dhe ky rikthimi im...