Pas 15 minutash në gjendje të rëndë, mbërrin ambulanca për qytetarin pa ndjenja
Pas rreth 15 minutash në gjendje të rëndë shëndetësore, një autoambulancë ka mbërritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për t’i dhënë ndihmë një burri që ndodhej pa ndjenja. Sipas raportimeve nga vendngjarja, personi ishte ndihmuar më herët nga qytetarët e pranishëm, të cilët kishin tentuar ta rikthenin në vete përmes masazhit kardiak dhe ndërhyrjeve të para. Pavarësisht përpjekjeve të të pranishmëve, burri nuk kishte reaguar deri në mbërritjen e ekipit mjekësor. Me ardhjen e ambulancës, mjekët kanë ndërhyrë menjëherë, e kanë vendosur personin në barelë dhe e kanë transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për identitetin e tij, shkakun e gjendjes shëndetësore apo përmirësimin e mundshëm pas ndërhyrjes mjekësore. Pritet që...
Burimi:
ntv.al