Pas 12 ditësh, Irani rihap hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare

Pas 12 ditësh, Irani rihap hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare

FOTO ILUSTRUESE IRAN-Pas 12 ditësh sulme me Izraelin, Irani ka vendosur të rihapë pjesërisht hapësirën e tij ajrore. Fluturimet ndërkombëtare tani mund të ulen dhe të ngrihen nga aeroporti i Teheranit. Lajmi u konfirmua nga kompania ndërkombëtare e monitorimit të fluturimeve, FlightRadar24. Në të njëjtën kohë, është rihapur edhe hapësira ajrore e Irakut, duke shënuar një lehtësim të dukshëm të kufizimeve ajrore në rajon, pas tensioneve të zgjatura mes Iranit dhe Izraelit.  Ndërkohë fluturimet në dy nga aeroportet më të ngarkuara në botë, në Doha dhe Dubai, u ndërprenë të hënën, ndërsa mijëra udhëtarë prisnin në radhë për orë të tëra, duke u përballur...
Burimi: Zeri.ai