Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas 11 vitesh, lirohet nga burgu ish-kryeministri kroat Ivo Sanader
Ivo Sanader, ish-Kryeministri i Kroacisë në periudhën 2003–2009, është liruar me kusht nga burgu, pas një vendimi të Gjykatës së Sisakut. Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 18 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sanader vuajti 11 vite burgim, duke i mbetur edhe 7 vite të tjera e 15 ditë burg. Për dënimin e mbetur, ish-Kryeministri kroat do të duhet të mbajë kontakt të rregullt me Zyrën e Shërbimit të Provës në Zagreb deri më 15 Gusht 2032. Gjykata vlerësoi se Sanader kishte plotësuar kushtet për t’u liruar para përfundimit të plotë të dënimit. Megjithatë, ai ishte...