“Partneriteti me SHBA dhe bashkëpunimi me BE, prioritete”- Begaj në konferencën e DECI: Kosova, të jetë pjesë e iniciativave rajonale!
Presidenti Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Konferencën e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje(DECI). Në fjalën përshëndetëse, Begaj bëri apel për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik mes partnerëve të kësaj iniciative. “Kërcënimet tradicionale bashkëjetojnë me rreziqe të reja: sulmet kibernetike, ndërhyrjet hibride, dezinformimin dhe cenimin e infrastrukturës kritike. Në këto kushte, për të gjitha vendet, pavarësisht madhësisë apo kapaciteteve që ato kanë, siguria mbetet prioritet strategjik dhe ajo nuk mund të garantohet e vetme. Siguria jonë varet gjithnjë e më tepër nga aftësia për të bashkëpunuar, për të parandaluar kërcënimet dhe, kur është e nevojshme, për t’iu përgjigjur atyre së bashku. Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e Iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes (DECI)”, deklaroi Presidenti. Duke iu referuar sfidave të sigurisë, përfshirë dhe zhvillimet...
Burimi:
javanews.al