Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
👁3225
Do të mbahet sot në orën 11:30 seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo dosjen për gjykim dhe të marrë të pandehur Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në SPAK për të respektuar masën “detyrim paraqitje”. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë i pranishëm edhe në seancën paraprake.