Partizani në “Final 4”, bien nga kategoria Skënderbeu dhe Laçi

Partizani në “Final 4”, bien nga kategoria Skënderbeu dhe Laçi

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur sezonin e rregullt 2024-25, me disa verdikte që u vendosën të dielën e 27 prillit. Raundi i 36-të dhe i fundit u zhvillua me pesë ndeshjet që filluan në orën 15:30. Në bazë të rezultateve në fushë, Skënderbeu dhe Laçi sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana ka edhe një shans për të mbijetuar pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë (play-out). Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë në “Final 4”, mini-turneun që do vendos edhe skuadrën që do shpallet kampion për këtë sezon. Superliga shqiptare e futbollit, raundi 36-të (i fundit): E...
Burimi: Opinion.al