Partizani eleminon maltezët e Valeta-s, e pret Hradec
UEFA Youth League (Play Off): Partizani U19 arrin suksesin e dytë ndaj Valeta-s (Maltë) U19 në Europë teksa pas fitores së vajtjes 0-2 fitoi sot në fushat pranë Federatës me shifrat 4-0. Goli i Lleshajt (43′), autogoli i Formoza-s (45+1′) dhe në të dytën shtuan shifrat me Rrenga (53′) dhe Fabio Hysenit në të 68′. Në turin tjetër ekipi i Fatjon Muhametaj-t do të përballet me çekët e Hradec Kralove. E vajtjes do të luhet në Shqipëri më 28 tetor ndërsa më 4 nëntor e kthimit në Kralovë. Çekët vijnë në këtë takim pas tre ndeshjeve pa fitore në kampionat ndërsa pas 11 javëve kanë 19 pikë (vendi i 4)./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al