Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Partizani do të luajë të gjitha shanset për kualifikim në “Air Albania”, të kuqtë nxjerrin në shitje biletat
Partizani u largua me një barazim 1-1 nga Estonia dhe do të luajë të gjitha shanset për një kualifikim në turin e dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Të kuqtë do të presin Nomme Kaljunë në “Air Albania” mbrëmjen e 17 korrikut, duke nisur nga ora 20:00. Klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, klubi Partizani ka njoftuar se biletat do të jenë të disponueshme që nga dita e shtunë në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi, në oraret 10:00-19:00. Çmimet variojnë nga 400 lekë deri në 3000 lekë në...