Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Partia-shtet”, ja si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore
Nisma më e fundit e kryeministrit Edi Rama për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, përveçse ngjall shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë, shihet nga analistë të politikës edhe si personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë dhe rikthim i reminishencave të modelit të partisë-shtet. Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se...