Partia e Lirisë kundër taksës progresive 23%: Mashtrim elektoral dhe cënim i rendit kushtetues

Partia e Lirisë kundër taksës progresive 23%: Mashtrim elektoral dhe cënim i rendit kushtetues

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas vendosjes së taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë në vit, duke e cilësuar këtë masë si një akt politikisht të papranueshëm dhe institucionalisht të dënueshëm. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, tha se qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë politikë fiskale gjatë fushatës së 11 majit, duke mashtruar votuesit dhe duke cenuar besimin mes qytetarit dhe shtetit. “Vendosja e taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë vjetore për individë, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, përbën një akt të rëndë politikisht dhe institucionalisht të dënueshëm. Kjo masë nuk është thjesht një ndryshim fiscal, ajo është dëshmi e një qasjeje të...