Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Kavajë
👁3429
Pas Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë konteston rezultatin e 11 majit në vend, përkatësisht në Bashkinë e Kavajës. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka depozituar kërkesën zyrtare në KQZ për rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë. ”Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, thuhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.