Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Partia e Lirisë: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale
Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale’, sipas anëtares së kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira. Në një deklaratë për shtyp, Rira tha se ligji për vetëqeverisjen vendore, përbën kuadrin më të plotë ligjor për funksionimin dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore, ku flitet për një raport të qartë normativ të marrëdhënieve midis qeverisjes qendrore dhe vendore. “Thelbi apo parimi kardinal i këtij ligji është ai i decentralizimit apo i ndarjes vertikale të pushteteve që nënkupton ngushtimin e pushteteve të qeverisjes qendrore, pra qeveria bëhet më e dobët...