Partia Demokratike zbulon amerikanin që do të drejtojë fushatën e koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”

Partia Demokratike zbulon amerikanin që do të drejtojë fushatën e koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo së bashku me drejtorin e Komunikimin Alfred Lela  kanë zbuluar një nga drejtuesit e ekipit të Chris LaCivitas që do të udhëheqë fushatën elektorale të koalicionit të “PD-Shqipëria Madhështore”.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Garo ka postuar një foto me Lelën e Philip Griffin dhe shkruan se janë tre amerikanë në fushatën e PD-së. Philip Griffin është konsulent dhe pjesë e ekipit të Chris LaCivita, të cilët kanë marrë përsipër të ndjekë nga fillimi deri në fund demokratët në garën elektorale  të 11 majit.
Burimi: Opinion.al