Burimi:
Opinion.al

Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën, të pranishëm në shesh edhe fëmijët e Ilir Metës
👁11142
Partia Demokratike do të çelë pas pak minutash zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë në shesh kanë filluar të vijnë simpatizantët dhe mbështetësit opozitarë, teksa nuk mungojnë as fëmijët e Ilir Metës. Kreu i PL-së ndodhet në qeli ndërsa sot ka dhënë një mesazh nga burgu që qytetarët të marrin pjesë masivisht në mitingun hapës të fushatës.