Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Parlamenti nuk përmbushi thelbin kushtetues”/ Mbyllja e legjislaturës së 10-të, flet pedagogu: Ja çfarë i mungoi
Sipas Osmanit, Kuvendi ka dështuar të realizojë siç duhet rolin që i ngarkon Kushtetuta, veçanërisht në raport me transparencën dhe përfshirjen e grupeve të interesit. Pedagogu Afrim Osmani, i ftuar në një studio televizive, ka dhënë një analizë kritike mbi mbylljen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se institucioni nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë si organ përfaqësues dhe kontrollues i qeverisjes. “Ajo për të cilën është krijuar realisht parlamenti është bërë shumë pak dhe në mënyrë të jashtëzakonshme është lënë e paplotësuar,” tha Osmani. Ai vuri theksin tek rëndësia e komisioneve parlamentare si urë...