Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Parlamenti nuk do të ketë qetësi nga Berisha”, Meçe: Kauza e opozitës, mbrojtja e ish-kryeministrit
Analisti Arben Meçe ka komentuar seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nisi me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Mece, u shpreh se Berisha nuk e pranon ende humbjen. Ai theksoi se përsa kohë që të jetë ish-kryeministri Berisha, Parlamenti nuk do të jetë asnjëherë në normalitet. “Berisha problemin e vet të partisë do ta transmetojë në Parlament. Përballë kësaj humbje, referuar statusit të PD duhet të japë dorëheqje. Por Berisha nuk mund ta lëshojë kaq lehtë pronën e vet. Kemi thënë prej kohësh që Berisha është pronar i PD. Është absurde të mendosh që Berisha do të japë dorëheqjen....