Parlamenti i ri i Shqipërisë me fytyra të reja, 82 deputetë aktualë që do të jenë jashtë Kuvendit

Parlamenti i ri i Shqipërisë me fytyra të reja, 82 deputetë aktualë që do të jenë jashtë Kuvendit

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë përballet me një riformatim të thellë, ku 82 deputetë aktualë nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, që do të nisë punimet në muajin shtator. Shumë nga ligjvënësit që nuk arritën të siguronin mandat të ri, janë nga radhët e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të rifreskojë listat duke futur gjenerata të reja, çka solli një largim masiv prej rreth 60% të deputetëve aktualë të mazhorancës. Ndër emrat e spikatur që nuk arritën të siguronin mandat janë Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Florenc Spaho dhe Arben Pëllumbi. Disa prej tyre nuk kandiduan, ndërsa të tjerë dështuan në garën me lista të hapura. Deputetët aktualë të PS që...