Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parisi kritikon praninë e kryeministrit sllovak në Moskë për Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste
👁14351
Franca kritikoi sot praninë e kryeministrit sllovak Robert Fico në Moskë për të marrë pjesë në ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. “Nuk është e përshtatshme sot që një udhëheqës evropian të jetë në Moskë”, tha Benjamin Haddad, ministri francez përgjegjës për Evropën, për radion RTL. Robert Fico është i vetmi udhëheqës i një shteti anëtar të BE-së që do të marrë pjesë në ngjarjet në Moskë. Megjithatë, kur u pyet për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj udhëheqësit sllovak, ministri francez theksoi se “çdo shtet është sovran, veçanërisht në çështjet e politikës së jashtme dhe mbrojtjes”....