Parcelë me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

Parcelë me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar, që kultivonte bimë kanabisi në parcelën e tij në Mirditë, është vënë në pranga. Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv