Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve dhe materialeve të rreme që qarkullojnë në rrjet, duke i quajtur shpifje dhe sulme të padrejta. Në një postim në Facebook, ajo deklaron se ka duruar gjatë në heshtje, por situata ka kaluar çdo kufi. Simaku thekson se materialet janë krijuar artificialisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me të. “Zoti do ta nxjerrë të vërtetën,” shkruan ajo, duke shtuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit për këtë çështje. Ajo falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.