Parashikimi i motit/ Vapa nuk largohet as sot, por do ketë vranësira në zonat malore!
Ditën e sotme, (e martë, 1 shtator), parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite. Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër. Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al