Burimi:
Opinion.al

Parashikimi i motit për sot, 11 prill 2025
👁12582
Ditën e sotme në vendin tonë, moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta, të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në...