Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

Dita e shtunë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, kryesisht të përqendruara në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës e pasdites. Temperaturat minimale do të jenë 6 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, në lugina dhe bregdet deri 13m/s. Valëzimi në det do të jetë 1 deri 3 ballë.
Burimi: Opinion.al