Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Parashikimi i motit për ditën e Enjte
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira që do të shoqërohen me reshje shiu. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim dhe jugperëndim. Gradualisht do të kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga kuadrati i veriut, me...