Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe diell, temperatura deri 26 gradë C
👁6456
Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore, të thata me origjinë veriore. Moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, sidomos në zonat luginore. Era fryn në drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Top Channel