Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parashikimi i motit/ E diel me diell, ulen temperaturat
Këtë të diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje. Era pritet të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s. Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë. Top Channel