Burimi:
Opinion.al

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e Elman Abules
👁12394
Mëngjesin e kësaj të mërkure, Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur në SPAKDeri më tani, nuk dihet ende arsyeja e thirrjes, por bashkëshorti i saj Elman Abule është nën hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Abule, i akuzuar për pastrim, iu zbut masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpiak nga gjyqtari Engert Pëllumbi për shkak të rrethanave familjare. Më 19 mars ai ishte për rreth 3 orë e gjysmë në SPAK.