Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Parandalohet krimi, 41-vjeçari kanosi me kallashnikov familjarët e tij
Një ndërhyrje e menjëhershme e forcave të Policisë ka shmangur një ngjarje të rëndë brenda një familjeje në fshatin Qerekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 në Tiranë, u njoftuan se një 41‑vjeçar po kanoste për jetën familjarët e tij me armë zjarri tip kallashnikov. Menjëherë, forcat policore organizuan veprimet dhe shkuan në vendngjarje,. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale, u bë arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. V., 41 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kërcënuar familjarët, si dhe dy armë gjahu.