Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Paralizohet Greqia! Grevë mbarëkombëtare 24 orëshe e punëtorëve, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me anije
Greqia është paralizuar sot prej një greve të përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY). Kërkesat kryesore të sindikatave janë kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit, duke kërkuar ndër të tjera rritjen e pagave , rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës . Në Athinë, Selanik dhe qytetet e mëdha të vendit fillojnë pas pak mitingjet e marshimet e protestave. Në veçanti, Sindikata e Sektorit Privat, GSEE, që ka bërë thirrje masive për pjesëmarrje në grevë pretendon se paga minimale nuk duhet të përcaktohet me vendime të qeverisë, por me marrëveshje kolektive të lira. Kërkon gjithashtu Marrëveshjen Kolektive të Punës dhe politika energjetike për të luftuar...