Paralajmërimi tronditës nga Moska: Vladimir Putini po shtyn drejt një përplasje me NATO-n
Europa dhe Rusia po afrohen gjithnjë e më shumë me një pikë të rrezikshme përplasjeje. Paralajmërimi vjen nga Sergey Markov, politolog rus dhe ish-këshilltar i Vladimir Putinit, i cili thotë se përshkallëzimi mes Moskës dhe Europës mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Markov thotë se palët po ecin “mbi tel” dhe se një seri hapash të vegjël mund ta çojë situatën drejt një pike pa kthim. Ai përmend si një nga skenarët më të rrezikshëm mundësinë e një bllokimi rus të korridoreve detare në Detin Baltik, ku Rusia do të përballej drejtpërdrejt me vendet e NATO-s. Një tjetër skenar i ngritur prej tij është goditja e fabrikave të prodhimit të dronëve që furnizojnë Ukrainën, edhe nëse...
Burimi:
ntv.al