Paralajmërimi i Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë…

Paralajmërimi i Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë…

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte mbyllja e ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës. “Mbyllja e kësaj ngushtice do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk do të sillte përfitim për askënd,” deklaroi Kallas, sipas agjencisë Reuters. Në një tjetër zhvillim, ajo konfirmoi se 80% e municioneve që BE ka vendosur të dërgojë në Ukrainë janë tashmë në proces transporti.
Burimi: Syri.net