Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

Në rrugën Tirol, në lagjen Jacarepagua të Rio de Janeiros, Marcela Simões dhe Hélcio Júnior përqafohen, ndërsa pas tyre mbështetësit e dy kampeve politike përballen duke valëvitur flamuj. Marcela mban në duar rreth 100 fletushka me fotografinë e Flávio Bolsonaro, ndërsa Hélcio ka portretin e Luiz Inácio Lula da Silvës të tatuazhuar në krahë. Të dy buzëqeshin dhe e quajnë këtë skenë “demokraci”. Por vetëm 5 minuta më vonë, situata përshkallëzohet dhe policia ndërhyn për të ndarë mbështetësit, të cilët kanë nisur të përleshen. Pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, atmosfera në Brazil është gjithnjë e më e tensionuar. Në këtë përplasje politike, Rio de Janeiro është kthyer në një nga qendrat kryesore të konfliktit mes së djathtës dhe së majtës. Të...