Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin!
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit gjatë natës, të cilat shënjestruan centralet bërthamore. “Para së gjithash, jemi mirënjohës”, tha për Reuters Daniela Fischer nga Tel Avivi. Ajo tha se njerëzit në Izrael e vlerësuan faktin që Presidenti i SHBA-së Donald Trump “mbajti premtimin e tij për ta mbajtur Izraelin të sigurt” nga Irani, duke shtuar “Ne e dimë që ata kanë qëllime shumë negative ndaj botës, por shpresojmë shumë që kjo të mos përshkallëzohet dhe të fillojë një luftë më agresive.” Ndërsa Carol Avishay, nga Jerusalemi, ishte po aq pozitive...