Para një jave vendimtare

Para një jave vendimtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të takohet personalisht me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, që javën e ardhshme, njofton gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”. Sipas dy burimeve të njohura me planin, të cilave u referohet gazeta, pas këtij takimi është parashikuar edhe një samit trepalësh me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski. Trump thuhet se ka bërë të ditur synimin e tij gjatë një telefonate me disa liderë europianë, ku morën pjesë edhe Zelenski, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Takimi i paralajmëruar mes Trump dhe Putinit pritet të zhvillohet pa përfshirjen e përfaqësuesve europianë. Ende nuk është e qartë nëse Putin dhe Zelenski kanë rënë dakord për këto plane. Asnjë deklaratë zyrtare nga palët përkatëse...