Paqe nga Melania Trump, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim në Alyoshki
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetin Alyoshki, në rajonin e Hersonit, me qëllim lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve të bllokuar. Lajmi u konfirmua nga Kremlini, i cili bëri të ditur se marrëveshja u arrit pas ndërmjetësimit të koordinuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Qyteti, i vendosur pranë vijës së frontit, prej muajsh përballet me mungesë të furnizimeve jetike dhe ndërprerje të shërbimeve bazë. Sulmet me dronë dhe minat e vendosura në distancë kanë vështirësuar ndjeshëm dërgimin e ndihmave dhe largimin e banorëve nga zona e luftës. Sipas të dhënave të raportuara, në Alyoshki kanë mbetur të bllokuar rreth 1,500 deri në 2,000 civilë, shumica prej tyre të moshuar, të cilët...
Burimi:
kohajone.com