“Paqe” në “Allianz Arena”. Inter vuan shumë, por merr 3 pikët e para. Real M bën detyrën ndaj Leipzig (video)

“Paqe” në “Allianz Arena”. Inter vuan shumë, por merr 3 pikët e para. Real M bën detyrën ndaj Leipzig (video)

Kanë përfunduar ndeshjet e natës së sotme në Champions League, të vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve. Bayern Munich fitoi 2-1 ndaj Arsenal, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 25-të, ku Eberechi Eze mposhti me një goditje me të djathtën brenda zonës Manuel Neuer, pas një super asisti të Martin Odegaard. U desh edhe konfirmimi i VAR për të quajtur të rregullt golin, pasi ishte në kufijtë e pozicionit jashtë loje. Në minutën e 35-të, Alphonso Davies barazon shifrat 1-1, pas një asisti maestral të Harry Kane. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 61-të, Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me orë brenda zonës...