Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit
👁3557
Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. “Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë lëvizje pak javë para zgjedhjeve. “Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale” deklaroi më tej ai. Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe...