Papa Leone XIV del sot nga spitali, pas operacionit për heqjen e tumorit në mushkërinë e djathtë

Papa Leone XIV del sot nga spitali, pas operacionit për heqjen e tumorit në mushkërinë e djathtë

Papa Leone XIV pritet të dalë sot nga Poliklinika Gemelli në Romë, pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori malinj në mushkërinë e djathtë. Gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë ka shënuar përmirësim të vazhdueshëm pas operacionit. Sipas buletinit të fundit mjekësor, analizat e gjakut dhe radiografia e kraharorit kanë konfirmuar ecurinë pozitive të rikuperimit. Gjatë qëndrimit në spital, Papa ka vijuar seancat e fizioterapisë respiratore, ndërsa rikuperimi pas operacionit i ka mundësuar të kryejë në mënyrë të pavarur aktivitetet e përditshme. Të premten, Papa kremtoi meshën në ambientet e spitalit dhe shpërndau kungimin për të pranishmit. Gjatë homelisë, ai falënderoi mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkushtimin dhe kujdesin e treguar ndaj të sëmurëve, si dhe për mbështetjen gjatë qëndrimit të...