Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Papa Leo XIV thyen protokollin gjatë ceremonisë dhe përqafon vëllanë e tij
👁10324
Përqafimi mes tyre ITALI- Papa Leo XIV ka thyer protokollin dhe është përqafuar ngrohtësisht me vëllanë e tij Luigjin gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së emërimit. Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis doli nga radhët dhe u dha atyre një përqafim vëllazëror. Ceremonia e “kurorëzimit” u zhvillua në Shën Pjetër. Në orën 9 të mëngjesit, Papa vizitoi sheshin me papamobilin, i ndjekur nga mesha që shënoi fillimin e pontifikatit të tij. Në Romë mbërritën mbi 250,000 besimtarë dhe 156 delegacione, krerë shtetesh, udhëheqës dhe sovranë ishin të pranishëm, përfshirë Zelensky dhe Vance.